Ish-ministri i LSI për ditëlindjen e PS: Kjo parti shenjoi thellë jetën time

Publikuar tek: politike, më 11:47 13-06-2019 Ish-ministri i LSI për ditëlindjen e PS: Kjo parti shenjoi thellë jetën time Lefter Koka

Ish-ministri i LSI, Lefter Koka, ndër ata që nuk dogjën mandatin dhe vijon ende të jetë në Parlament si deputet, ka kujtuar sot fillesat e tij në politikë që kanë qenë pikërisht me Partinë Socialiste, e cila dje festoi 28-vjetorin e krijimit.

Koka thotë se kjoi parti ka shenjuar thellë jetën e tij duke veçuar se ka bashkëpunuar me njerëz intelektualë e vizionarë në PS të cilët edhe sot i shërbejnë si udhërrëfyes.

“Në 28 vjetorin e Partisë Socialiste, nuk mund të mos kisha një moment reflektimi dhe kthim pas ndër vite, për të shprehur sot veç mirënjohje.

Kjo Parti shënjoi hyrjen time në politike dhe kontributi në të shënjoi thellë jetën time. Pata fatin që për vite të tëra të bashkëpunoja ngushtë me njerëz intelektualë e vizionarë, të cilët lanë gjurmë të thella te unë dhe sot shpesh më shërbejnë si udhërrëfyes.

Nuk mund në këtë ditë të lë pa përmendur vitet më të paharrueshme të jetës sime, kur drejtoja Bashkinë Durrës. Ende sot ngelet një eksperiencë e vyer për mua, më e bukura pa asnjë dyshim, ku jo vetëm njoha qytetin tim ku u linda dhe u rrita, po i shërbeva përulësisht pa asnjë kusht bashkëqytetarëve të mi.

Gëzuar ditën tuaj , me besimin se Partia Socialiste e Shqipërisë do të vijojë të japë kontribut të vyer në rrugën e integrimit të vendit tonë”, shkruan Lefter Koka në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031154870986938
array(1) { ["section"]=> string(82) "ish-ministri-i-lsi-per-ditelindjen-e-ps-kjo-parti-shenjoi-thelle-jeten-time-168056" }