Ish-ministri i LSI-së refuzoi të jetë pjesë e listës së kandidatëve, reagon Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 29-04-2017 Ish-ministri i LSI-së refuzoi të jetë pjesë e listës së kandidatëve, reagon Meta

 Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në lidhje me futjen e ish-ministrit Ylli Manjanit në listën e kandidatëve të LSI-së dhe më pas refuzimin, ka dhënë një përgjigje.

Në deklaratën e tij të fundit si kryetar i LSI-së,  Meta është shprehur se Manjani ka qenë në listë por nuk ka pranuar të jetë pjesë e saj.

“Unë komunikoj në mënyrë institucionale, jo me statuse, jo me postime.  Ai ka qenë në listë, nuk ka pranuar të jetë në listë është e drejtë e tij. Është i respektuar në zgjedhjen e tij, listat i bëjnë formumet e LSI. Secili shqetësimin e tij mund ta paraqesë. Falenderoj Luan Ramën dhe kolegë të tjerë që e përqafësojnë me bindje sloganin tonë,  të rinjtë janë të parët për LSI”­ , u shpreh Meta.

Më parë Manjani u shpreh me anë të një statusi se është propozuar për listë e jo për deputet. "LSI-së vijoj t'i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, shtoi më tej Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E futën në listën e LSI-së, reagon ish-ministri i Metës dhe jep një përgjigje të prerë
Atentati ndaj Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, dëshmojnë punonjësit e servisit: Çfarë pamë »
Article Logic
Execution time: 0.010068893432617
array(1) { ["section"]=> string(85) "ish-ministri-i-lsi-se-refuzoi-te-jete-pjese-e-listes-se-kandidateve-reagon-meta-76879" }