Ish-ministri i rëndësishëm i PD: Lulzim Basha të japë dorëheqjen! Ky është shansi i fundit…

Publikuar tek: barometri, më 08:56 24-03-2018 Ish-ministri i rëndësishëm i PD: Lulzim Basha të japë dorëheqjen! Ky është shansi i fundit… Kreu i PD, Lulzim Basha

Ish ministri demokrat i Mbrojtjes, Arben Imami, për herë të parë ka kërkuar hapur dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një intervistë për “ABCNews”, Imami ka shprehur shqetësimin se PD-ja po shkon drejt një rënie të rrezikshme që prej 2013-ës dhe mund të shkojë drejt mbylljes si forcë politike.

Deklarata e Imamit:

Që prej vitit 2013 Partia Demokratike ka ardhur në rënie, dhe kjo rënie është e rrezikshme. PD mund të shkojë drejt mbylljes.

Lulzim Basha po e zhyt më thellë Partinë Demokratike dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë më pak se 20 për qind.

Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Shansi i fundit për ta shpëtuar PD-në janë zgjedhjet e ardhshme, dhe bashkimi është e vetmja zgjidhje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025463819503784
array(1) { ["section"]=> string(95) "ish-ministri-i-rendesishem-i-pd-lulzim-basha-te-jape-doreheqjen-ky-eshte-shansi-i-fundit-114329" }