Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për një mbyllje të pjesshme të shkollave, duke kombinuar mësimin online me atë fizik, një debat i gjerë ka nisur nëpër studio televizive dhe mbarë opinionin publik.
I ftuar në “open” ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja tha se ka PD po bën politikë me pandeminë dhe se shkollat nuk do mbyllen.
“PD po e përdor si sport Covidin. Po e përdor politikisht pandeminë dhe kjo ndodh vetëm në vendin tonë. Të mos keqkuptohemi. Nuk ka mbyllje të shkollave. Mësimi do vazhdojë por do të jetë i alternuar. Një herë fizik në shkolla dhe një herë online”- tha Koja.