Ish-ministri jep alarmin për bisedimet Kotzias-Bushati: 12 milje detare më shumë për Greqinë, të zbardhen proçesverbalet

Publikuar tek: politike, më 17:25 30-01-2018 Ish-ministri jep alarmin për bisedimet Kotzias-Bushati: 12 milje detare më shumë për Greqinë, të zbardhen proçesverbalet

Ish-ministri i Brendshëm teknik,Dritan Demiraj ka kërkuar zbardhjen e procesverbaleve të takimeve dy palëshe, për bisedimet Greqi-Shqipëri. 

Demiraj është shprehur se bisedimet mes dy vendeve patën mungesë të theksuar transparence, dhe si pasojë mund të merren vendime penalizuese për territorin e Shqipërisë.

Sakaq, shqetësues sipas ish-ministrit është dhe fakti që detajet për bisedimet i morëm vesh nga pala greke.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Deklarata e ministrit grek Kotzias se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ditmir Bushati ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës detare të Greqisë, që përkthehet në brendësi të territorit detar të Shqipërisë është së paku shqetësuese.

Shqetësuese është fakti që këto lajme, po ashtu si dhe për mos bisedimin e çështjes Çame në tryezën e dy ministrave të Jashtëm, e mësojmë nga zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme greke.

Ministri Bushati nuk i qartësoi këto vendime në daljet e tij publike të ditës së djeshme. 
Mungesa e transparencës së bisedimeve Greqi-Shqipëri mund të paralajmërojë vendime penalizuese për territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si qytetar dhe si njeri që i ka shërbyer vendit në shumë sfida sigurie, kërkoj transparencë të plotë të bisedimeve, duke filluar me zbardhjen e proçesverbaleve të takimeve dy palëshe. DD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083658695220947
array(1) { ["section"]=> string(125) "ish-ministri-jep-alarmin-per-bisedimet-kotzias-bushati-12-milje-detare-me-shume-per-greqine-te-zbardhen-procesverbalet-108506" }