Ish-ministri plas ‘bombën’: Rama ka porositur arrestimin e Ardian Fullanit

Publikuar tek: politike, më 00:00 23-01-2018 Ish-ministri plas ‘bombën’: Rama ka porositur arrestimin e Ardian Fullanit

Çështja e 21 janarit dhe hetimet për atë ngjarje kanë qenë tema e diskutimit në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

Por ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka parë në një tjetër këndvështrim këtë temë.

Për Manjanin kryeministri Rama nuk është i interesuar për ta zbardhur atë ngjarje dhe nuk i ka nxitur në asnjë moment hetimet dhe se për këtë gjë ka përgjegjësi.

Ndër të tjera ish-ministri i Drejtësisë u shpreh se Rama ka kërkuar me telefon arrestimin e qytetarëve për mos pagimin e faturave të dritave dhe ka porositur arrestimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

“Shikoni, se duhet të jemi realist në arsyetim. Zoti Rama në detyrën e kryeministrit ka marrë në telefon gjykatës për të futur njerëz në burg, pse nuk paguajnë faturën e energjisë. Është porositës i arrestimit të guvernatorit të bankës. Ka kryer disa akte të dukshme në favor të opinionit publik kundër drejtësisë dhe në asnjë rast nuk është identifikuar të bëjë presionin e nevojshëm për vrasjet e 21 janarit dhe për këtë gjë ai ka përgjegjësi”,- u shpreh Ylli Manjani. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010533094406128
array(1) { ["section"]=> string(78) "ish-ministri-plas-bomben-rama-ka-porositur-arrestimin-e-ardian-fullanit-107562" }