Ish-ministri Shehu: Numri i rasteve të reja është i lartë, situata drejt daljes nga kontrolli

Publikuar tek: politike, më 22:40 06-07-2020 Ish-ministri Shehu: Numri i rasteve të reja është i lartë, situata drejt daljes nga kontrolli Ish-ministri Shehu

Ish-ministri i PD Tritan Shehu thotë se situata në vend është shumë e vështirë pasi rastet e reja pozitive me Covid-19 janë të larta.

Në emisionin “360 Gradë”, Shehu u shpreh se situata është më e rëndë se në mars, është drejt daljes nga kontrolli.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Po shkojmë drejt pikës së rënies së lirë dhe daljes jashtë kontrollit. Situata e sotme është shumë më e rrezikshme se sa në shkurt dhe në mars. Nuk parashikohen gjëra të mira meqë shumë shpejt do të futemi në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku njerëzit futen në ambiente të mbyllura.

Situata sot është më e rëndë se sa në kohën e mbylljes në mars. Numri i rasteve të reja është më i lartë, po ashtu edhe ai i të vdekurve dhe të shtruarve në spitale. Është shtuar edhe fakti që është infektuar personale mjekësor”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174989700317
array(1) { ["section"]=> string(98) "ish-ministri-shehu-numri-i-rasteve-te-reja-eshte-i-larte-situata-drejt-daljes-nga-kontrolli-213060" }