Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Rama shkon bëhet synet në Stamboll, dhe Erdogani i jep…

Publikuar tek: politike, më 21:58 08-02-2018 Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Rama shkon bëhet synet në Stamboll, dhe Erdogani i jep…

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i ftuar në Ora News, me gazetaren Ilva Tare ka folur në lidhje me seancën e sotme parlamentare dhe për qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes së Jeruzalemit. 

Noka është shprehur Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme një seancë të qetë parlamentare në respekt të SHBA-ve, duke e cilësuar si aleatin strategjik të Shqipërisë për kontributin që ka dhënë në vend.

Sakaq, Noka akuzon Ramën për renditjen e Shqipërisë në radhët e kundërshtarëve të SHBA. Sipas deputetit, kryeministri Rama preferoi të ishte në krah të Turqisë dhe Erdoganit.

“Pra ka qenë një turp i madh, që Rama renditet me Erdoganin në sytë e SHBA. Nëse Rama bëhet synet në Stamboll, dhe Erdogani i jep 5 milardë dollarë Serbisë, dhe një synetllëk Ramës, ju them se këtë nuk e meritojnë shqiptarët”- është shprehur deputeti i Partisë Demokratike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014587163925171
array(1) { ["section"]=> string(94) "ish-ministri-shperthen-ndaj-rames-rama-shkon-behet-synet-ne-stamboll-dhe-erdogani-i-jep-109639" }