Ish-Miss Albania shtatzënë, fëmija i saj dhe i fotografit të njohur do ketë dy nëna

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:31 24-07-2017 Ish-Miss Albania shtatzënë, fëmija i saj dhe i fotografit të njohur do ketë dy nëna

Ky është lajmi më i veçantë nga ish-Miss Albania. Megjithatë thënë nga ajo, nuk të duket e pamundur, sepse deri tani na e ka treguar që është një tip kontrovers.

E diplomuar për arkitekturë, fituese e Miss Albania-s në vitin 2007, Egla Harxhi është bërë e njohur si fotomodele, ku një pjesë të mirë të fotove i ka realizuar me fotografin  Jarl Alexandre Alé de Basseville, gjithashtu një tip kontrovers. Tashmë ata të dy do të bëhen prindër dhe janë duke marrë vendime vërtet të pazakonta për të ardhmen e tyre dhe fëmijës.

Familja nuk do të jetë aspak tradicionale. Egla Harxhi ka edhe një marrëdhënie me një femër, e cila nuk do të bëhet publike dhe fëmija do rritet me dy nëna. Kanë menduar të vendosen në zonën e Libofshës, në Shqipëri, duke u larguar ca kohë nga Parisi edhe pse do të mbeten udhëtarë të përhershëm.

Egla ka dhënë një intervistë për programin Lart e Poshtë në RTSH ku ka treguar edhe si e ka pritur lajmin që ishte shtatzënë. “U befasova. Nuk dija çfarë të mendoja, por pastaj vendosëm që do e mbajmë. Edhe për familjen e Ale-s, e cila i kërkonte prej vitesh një trashëgimtar, ishte një gëzim”, ka thënë ajo.

ty4e5y345yj6yk6k.jpg

Megjithatë surprizat nuk kanë mbaruar këtu. Sa e hapur është jeta e tyre, aq të forta do jenë rregullat për të birin. “Në familjen e Ale ka një protokoll. Ai do të rritet siç është rritur Ale. Ndoshta jo 12 vjet pa parë familjen, por me mjeshtra, që do i mësojnë kodet e jetës, të vërtetat, filozofinë, gjuhët e vjetra”, ka thënë Egla. Fotografi i njohur është rritur në Vatikan, ka mësuar latinisht e greqishte të vjetër në një këshill jezuit, mes rregullash strikte. E njëjta gjë, por më e moderuar, parashikohet edhe për pasardhësin e tij, i cili, ndryshe nga fëmijët e tjerë, do të nisë shkollën para moshës gjashtë vjeç dhe nuk do të shkojë në një shkollë qyteti, por do të rritet me këta mësues që Egla i quan “mjeshtra”.

Në biografinë e Jarl Alexandre Alé de Basseville shkruhet që ai është pasardhës i Mbretit I Harald të Norvegjisë dhe ndoshta është kjo prejardhje që përcakton shkollimin e djemve të familjes.

Shumë fakte të pazakonta për një shkrim…e mbyllim këtu…Ah, mos mendoni që partnerja e Eglës është vajza që shihni në fotot e saj. Egla thotë që ajo nuk dëshiron të shfaqet, ndërsa kjo këtu është një modele. Megjithatë ajo tha, në një pikë të intervistës, që Ale edhe pse kishte pasur vajza nga e gjithë Evropa, ndihej mirë me vajzat shqiptare, sepse Ballkani sipas tij është origjina e Evropës dhe ato ishin vajza ilire…Ndoshta edhe partnerja e Eglës është shqiptare, ose ballkanase…/Class

ert345t34t4y45ju55.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072005987167358
array(1) { ["section"]=> string(88) "ish-miss-albania-shtatzene-femija-i-saj-dhe-i-fotografit-te-njohur-do-kete-dy-nena-87193" }