Ish-missi i thotë ‘lamtumirë’ Kujtim Gjuzit: Do jem në PD, kryebashkiake s’të lë lali Eri, po deputete do bëhem

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:24 21-09-2020 Ish-missi i thotë ‘lamtumirë’ Kujtim Gjuzit: Do jem në PD, kryebashkiake s’të lë lali Eri, po deputete do bëhem Kujtim Gjuzi dhe Silvana Bushati

Ish-missi i njohur, Silvana Bushati është shumë e komentuar në rrjete sociale, për deklaratat e saj të forta si dënimi me vdekje në Shqipëri dhe kundërshtimet me komunitetin LGBT.

Ish-banorja e Kafazit të Artë ka thënë sot në emisionin “Kafsho” se nuk ka marrëdhënie të ngushta me Kujtim Gjuzin, vetëm sa përshëndeten në rrugë dhe për marrëdhënie pune.

Bukuroshja nga Tropoja u shpreh se tani aspiratat e saj janë në PD. E pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiake apo për deputete, ajo tha, për deputete.

“Kryebashkiake dhe të dua s’të lë vend lali Eri, por deputete besoj se po”, shtoi ajo.

Silvana Bushati gjithashtu "i vuri pikat mbi i" në lidhje me kuriozitetin e publikut për të bërë publik bashkëshortin e saj. Ajo tha se jeta private ngelet e tillë, dhe duhet mbajtur larg jetës së ekranit. Bushati shtoi se marrëdhëniet me bashkëshortin janë shumë të mira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011075019836426
array(1) { ["section"]=> string(113) "ish-missi-i-thote-lamtumire-kujtim-gjuzit-do-jem-ne-pd-kryebashkiake-s-te-le-lali-eri-po-deputete-do-behem-221098" }