Ish-nënkryetari i KLD që u shkarkua nga Kuvendi aplikon për një vend në organet drejtuese të KQZ-së

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 29-09-2020 Ish-nënkryetari i KLD që u shkarkua nga Kuvendi aplikon për një vend në organet drejtuese të KQZ-së

Elvis Çefa, ish-nënkryetar  i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka aplikuar për nënkomisioner, rregullator dhe në KAS, për zgjedhjet parlamentare.

Ai u shkarkua me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, por këtë vendim e ka quajtur të paligjshëm.

“Po kam marrë një masë administrative. shkarkim si anëtar të KLD, masë që u konstatua nga gjykata e kundraligjshme dhe si e tillë është shfuqizuar, pra Kuvendi në 2014 ka shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur më parë nga Kuvendi e ky vendim është shfuqizuar nga gjykata, deri në Gjykatën e Lartë”.

Kam eksperiencë në drejtim në administratën shtetërore, mbi tre vjet agjencinë e pronave, me hartim të shumë rregulloreve e akte nënligjore të brendshme.

Aplikoj në KAS se e shoh si gjyqësori i KQZ, përshtatem se 3 vite e gjysmë në agjencinë e kompensimit dhe kthimit të pronave kam nënshkruar mijëra vendime që sipas gjykatës së Lartë dhe gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, janë vendime kuazi-gjyqësore, sikundër do jenë dhe vendimet që do japë KAS”, tha Çefa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012935876846313
array(1) { ["section"]=> string(106) "ish-nenkryetari-i-kld-qe-u-shkarkua-nga-kuvendi-aplikon-per-nje-vend-ne-organet-drejtuese-te-kqz-se-222133" }