Ish-pjesëtarë të ISIS, Franca riatdheson 11 xhihadistë

Publikuar tek: bota, më 21:43 12-11-2019 Ish-pjesëtarë të ISIS, Franca riatdheson 11 xhihadistë Foto ilustruese

Franca ka deklaruar se do të pranojë nga Turqia, 11 shtetas francezë të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist ISIS.

Ndërkohë Ankaraja zyrtare ka thënë ditën e djeshme se do të fillojë dëbimin e shtetasve të huaj që janë pjesëtarë të ISIS nga Turqia dhe Siria.

Ofensiva ushtarake turke në veri të Sirisë ka sjellë reagimin e Uashingtonit dhe aleatëve kryesorë evropianë të Turqisë në NATO, të cilët i druhen një ringjalljeje të Shtetit Islamik në rajon.

Shteti francez ka deklaruar se ka 400 apo 500 shtetas që mbahen në pjesën e Sirisë së kontrolluar nga kurdët, përfshirë edhe rreth 60 luftëtarë të ISIS.

Sidoqoftë, si pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2014 me Turqinë, shtetasit francezë të arrestuar nga autoritetet turke, në të kaluarën, janë deportuar në Francë.

Në vitin 2014 rreth 250 shtetas francezë janë riatdhesuar nga Siria dhe Iraku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me Trump në SHBA, Erdoğan: Lufta kundër FETO-s në krye të agjendës
Hetimi i presidentit, nesër fillon procesi i dëshmive publike: Republikanët gati mbrojtjen e fuqishme për Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011332035064697
array(1) { ["section"]=> string(60) "ish-pjesetare-te-isis-franca-riatdheson-11-xhihadiste-185676" }