Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto në rrjetet sociale të presidentit Ilir Meta në vitin 2018, ku shihet Meta duke dekoruar italianin Pier Fernando Casini.
Ai shprehet se mafiozët e “Ndranghetas” po nderohen me emrin e Nënë Terezës, ndërsa shqiptarët e thjeshtë që kanë bërë shumë për Atdheun dhe shqiponjën nuk e kanë këtë mundësi.
Kujtojmë se Pier Fernando Casini u përmend në përgjimet e antimafias italiane, i cili thuhej se do bënte lidhjen e mafias me presidentin Meta, por ai e mohoi gjithçka dhe prokuroria pushoi hetimet ndaj tij.
“E dashura dhe shenjta Nëna Terezë,
Emri yt në brox po i varet çdo mafiozi italian.
Ne shqiptarët e thjesht s’kemi fatin të nderohemi nga emri yt, pavarsisht çfarë bëm për Atdheun apo shqiponjën.
Kur të mbarojnë me ty, do fillojnë me çmimin Skënderbeu
Më 23 prill 2018, Presidenti Meta duke dekoruar krahun e “Ndraghetës”, Pier Fernando Casini”, shkruan Kreshnik Spahiu.