Ish-Presidentët një nga një në zyrën e Metës, pritet VENDIMI i madh

Publikuar tek: politike, më 14:23 15-02-2018 Ish-Presidentët një nga një në zyrën e Metës, pritet VENDIMI i madh

Ilir Meta ka pritur në zyrë ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdanin, lidhur me letrën e dërguar nga ministri i Jashtëm Dimtir Bushati, i cili kërkon leje për të filluar negociatat me Greqinë.

Ndërkohë pritet që në Presidencë të mbërrijë pak më vonë edhe ish-presidenti Sali Berisha me ftesë të Metës për konsultimin e letrës së Bushatit.

Sakaq, ditën e djeshme Meta zhvilloi një takim konsultues edhe me paraardhësin e tij Bujar Nishanin si dhe me ish-presidentin Bamir Topi.

Kujtojmë se Bushati me anë të letrës që i dërgoi presidentit Meta ka kërkuar Plotfuqishmërinë në lidhjen me një marrëveshje të pritshme me Greqinë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011116027832031
array(1) { ["section"]=> string(73) "ish-presidentet-nje-nga-nje-ne-zyren-e-metes-pritet-vendimi-i-madh-110344" }