Ish-presidenti Bush e thotë hapur: Kam votuar për Hillari Clinton në 2015-ën

Publikuar tek: bota, më 00:46 05-11-2017 Ish-presidenti Bush e thotë hapur: Kam votuar për Hillari Clinton në 2015-ën

Ish-presidenti republikan, George H.W. Bush (1989-1993) votoi për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016, duke e cilësuar atë i cili ishte ende asokohe kandidati Donald Trump “mburravec”, referuar një libri që pritet të botohet në mes të nëntorit.

“Nuk e pëlqej. Nuk di shumë gjëra rreth tij por di që është një mburravec, dhe nuk jam aspak i entuziasmuar rreth idesë për t’a patur si lider”, deklaroi Bushi i madh në një intervistë dhënë në maj 2016 historianit Mark Updegrove, për librin e tij “The Last Republicans” në shitje nga 14 nëntor dhe ku web-i i CNN publikoi sot disa pjesë të shkëputura nga libri.

Ky botim zbulon dy ish-presidentët Bush. George W. Bush (2001-2009) që kanë biseduar me historianin, duke bërë të mundur sot të njihemi me mendimet dhe reflektimet e të atit, 93 vjeç dhe të birit 71 vjeç, gjatë fushatës elektorale, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare. 

Në këtë mënyrë, derisa Bush-i i biri mësoi kandidaturën e miliarderit të pasurive të patundshme, ai u shpreh:”Interesante, nuk do të zgjasë. Dhe sqaroi Updegrove për CNN, se ishte i habitur për fitoren e Trump në konventën republikane në verën e 2016.

“George Bush është rritur duke menduar për të mirën e të gjithëve. Donald Trump është në mënyrë të dukshme narcist. Kjo është pjesë e karakterit të tij, dhe ky tipar është antiteza e karakterit Bush”, u shpreh Updegrove.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013384103775024
array(1) { ["section"]=> string(81) "ish-presidenti-bush-e-thote-hapur-kam-votuar-per-hillari-clinton-ne-2015-en-98383" }