Ish-presidenti i Bundestagut ‘fshikullon’ opozitën për mandatet: Bojkotuan Parlamentin se nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 15-10-2019 Ish-presidenti i Bundestagut ‘fshikullon’ opozitën për mandatet: Bojkotuan Parlamentin se nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert

Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert ka folur ashpër për vendimin e opozitës së bashkuar për të djegur në masë mandatet.

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Lammert tha se nuk mirëpriti vendimin e opozitës për djegien e mandateve sepse ata ndërmorën sipas tij atë veprim ngaqë nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve.

“Dhe në këtë gjendje konkurence, nuk më pëlqen bojkoti, cdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot sepse per të ka pasur një shumicë që mund të korrigjohet nesër me një shumicë demokratike. Kjo është detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të iluminojë situata të tilla pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këto këndvështrime. Nëse këto nuk kihen parasysh”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

Ndërkohë, i pranishëm gjatë deklaratës së Lammert ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2019 partitë opozitare dogjën në masë mandatet, duke u larguar nga Parlamenti, ndërsa nisën të protestonin pothuajse çdo javë përpara Kryeministrisë nën thirrjet “Rama Ik”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021615982055664
array(1) { ["section"]=> string(130) "ish-presidenti-i-bundestagut-fshikullon-opoziten-per-mandatet-bojkotuan-parlamentin-se-nuk-iu-pelqeu-rezultati-i-zgjedhjeve-182192" }