Ish-presidenti i SHBA Bush krah Berishës, Meta publikon VIDEON për 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO: Mirënjohje!

Publikuar tek: politike, më 20:12 04-04-2020 Ish-presidenti i SHBA Bush krah Berishës, Meta publikon VIDEON për 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO: Mirënjohje! Ish-presidenti Bush dhe ish-kryeministri Berisha

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij pamjet të momentit kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Në video e publikuar nga Meta shfaqet ish-presidenti i SHBA-ve George W. Bush në vizitën e tij në Tiranë, krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues. Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor”, shkruan ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

REAGIMI I PLOTË – VIDEO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.

Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010258913040161
array(1) { ["section"]=> string(132) "ish-presidenti-i-shba-bush-krah-berishes-meta-publikon-videon-per-11-vjetorin-e-anetaresimit-te-shqiperise-ne-nato-mirenjohje-201370" }