Ish-PRESIDENTI kuron imazhin, ulur mbi tavolinë, fotot e kthyera nga aparati, jep këshilla kundër Covid-19: Duhet të riorganizojmë jetën tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:50 26-03-2020 Ish-PRESIDENTI kuron imazhin, ulur mbi tavolinë, fotot e kthyera nga aparati, jep këshilla kundër Covid-19: Duhet të riorganizojmë jetën tonë Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi, si dhe ka folur për mënyrën se si të riorganizojmë jetën tonë, pasi kjo gjendje mund të zgjasë 2 ose 3 muaj.

I ulur mbi tavolinën e zyrës së tij, me foto e kthyera nga aparati, Nishani këshillon që të shmangen në mënyrë maksimale kontaktet e afërta me persona të tjerë, si dhe të përdorim sa më shumë lëngje të ngrohta, pasi është një ndihmë e madhe për shëndetin tonë.

Ai thekson se kujdesi i situatës emocionale dhe kujdesi ndaj stresit është po aq i rëndësishëm këto ditë, duke shtuar se komunikimi me miqtë nëpërmjet rrjeteve sociale është një ndihmë e madhe për situatën psikologjike.

Nishani thotë se situata duket se do të vazhdojë gjatë, prandaj na duhet të riorganizojmë jetën tonë dhe të përshtatemi me rregullat e reja.

Në fund, Nishani e mbyll me shprehjen e ish Presidentit Franklin Roosvelt: E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është frika vetë.

Postimi i Bujar Nishanit:

Të nderuar miq, uroj që gjithëseicili prej jush dhe të gjithë të dashurit tuaj të jeni mirë këto ditë prove të vështirë.

Do të dëshiroja të ndaja me ju rëndësinë e madhe që kanë këto ditë, disa elementë shumë të rëndësishëm për gjithëseicilin prej nesh.

Së pari respektimi i fortë i masave verëmbrojtëse mjekësore ndaj virusit, sipas këshillave që japin mjekët çdo ditë.

Shmangia maksimale e kontakteve të afërta me persona të tjerë gjatë kohës kur për arsye bazike jemi jashtë apo ambjente publike.

Në çdo rast të tillë duhet të jemi me doreza dhe maskë në fytyrë dhe distancën e duhur nga njeri tjetri.

Përdorimi i shpeshtë i lëngjeve të ngrohta në shtëpi është një ndihmë e madhe për shëndetin e trupit tonë.

Kujdesi i situatës sonë emocionale dhe kujdesit ndaj stresit është po aq i rëndësishëm këto ditë.

Komunikimi me miqtë përmes rrjeteve sociale është një ndihmë e madhe për situatën tonë psikologjike.

Sa më pak kontakte me lajmet mediatike rreth virusit (shpesh të ekzagjeruara për qëllime komerciale të tyre) e sa më shumë kontakte me programe kulturore e arti në mediat që kemi në dispozicion, do të ishte një ilaç i mirë psikologjik.

Duket se situata e prezencës së virusit do të jetë e gjatë.

Askush nuk mund ta thotë me siguri, por nga sa kam ndjekur nga deklaratat shumë serioze të autoriteteve më të larta dhe më të mirë-informuara në SHBA, mundet që të vijojë deri afër muajit korrik.

Kjo nuk duhet të na panikojë, pasi nëse ne e organizojmë dhe menaxhojmë jetën tonë sipas këtij stili të sotëm për një muaj, nuk përbën asnjë problem të kalojmë edhe 2 apo 3 muaj në këtë organizim.

Le të kujdesemi për të planifikuar pasjen e produkteve ushqimore në shtëpi për një kohë të caktuar, pa panik por vetëm për të reduktuar sa më shumë kohën e qëndrimit pa dalë jashtë në dyqanet e furnizimit.

Këtë shënim nuk e hodha për t’ju thënë gjëra që nuk i dini, përkundrazi eksperienca dhe maturia e gjithëseicilit prej jush është një pasuri.

Kryesisht dëshiroja të nënvizoja se sa i rëndësishëm mbetet komunikimi midis njëri tjetrit.

Po e mbyll këtë shënim me një thënie nga Presidenti Franklin Roosevelt: “The only thing ëe have to fear is fear itself.”

(E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është frika vetë).

Shëndet e mbarësi për të gjithë, miq !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086469650268555
array(1) { ["section"]=> string(144) "ish-presidenti-kuron-imazhin-ulur-mbi-tavoline-fotot-e-kthyera-nga-aparati-jep-keshilla-kunder-covid-19-duhet-te-riorganizojme-jeten-tone-200152" }