Ish presidenti Topi i përgjigjet Ballës: Nisma e 2010-tës ka shumë dallime nga mini-shengeni i sotëm

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 26-12-2019 Ish presidenti Topi i përgjigjet Ballës: Nisma e 2010-tës ka shumë dallime nga mini-shengeni i sotëm Ish presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi

Ish presidenti i Republikës Bamir Topi i është përgjigjur deputetit të PS, Taulant Ballës i cili në rrjetet e tij sociale bëri një analogji midis Samitit të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2010 me mini-shengenin ballkanik sot.

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në News 24, ish presidenti ka theksuar se paralelizmi i Ballës nuk qëndron pasi dy forumet janë të ndryshme dhe të në një kontekst tjetër kohor gjeopolitik pasi në kohë të ndryshme gjërat funksionojnë ndryshe.

Topi ndër të tjera tha se në vitin 2010 Kosova kishte vetëm dy vjet që ishte shpallur e pavarur dhe gjatë asaj kohe presidenca dhe diplomacia e Tiranës zyrtare luftonte që Kosova si një shtet i ri të ishte pjesë e tryezave.

Ish presidenti ka sqaruar dhe ka rrëfyer pjesëmarrjen në  Forumin e Presidentëve të Ballkanit Perëndimor në vitet 2009-2010 dhe qëllimin e saj.

Topi ka treguar se sheh shumë diferenca nga nisma e 10 viteve më parë me projektin e kryeministrit Edi Rama sot, ndërsa tregon dhe qëllimin e Francës për t’i dhënë Serbisë rol parësor në Ballkanin Perëndimor.

'Kishte 5 vende të BE-së në atë kohë që nuk e njihnin shtetin e ri  të Kosovës dhe kishte një klimë aspak dashamirëse nga Serbia, Bosnja, Maqedonia.

Unë e shfrytëzova këtë situatë në takimin në Maqedoni, duke përfituar edhe nga deklarata e presidentit Ivanov dhe prezenca e presidentit Sejdiu. Unë mora një rol moderatori për të realizuar një takim.

Ishte një inisiativë e imja, por në kontekstin e futjes së Kosovës si një shtet i ri në tryezë në një  mënyrë shumë elegante. Në atë kohë unë luftoja që Kosova të ishte në tryezë.

Ky është konsideruar zyrtarisht si forumi i presidentëve të Ballkanit Perëndimor dhe fotoja që ka postuar dhe që i referohet zoti Balla nuk është takimi i qershorit të vitit 2010, por është i qershorit të vitit 2009 në takimin e Vlorës. Është një gabim i pafalshëm për një politikan nëse nuk i referohet saktë konteksit kohor.

Ka patur tre takime, ai i Vlorës në qershor të vitit 2009 në Vlorë, takimi i qeshorit 2010 në Prizren -Prevallë si dhe takimi i 12 korrikut në Ohër. Në këtë forum Serbia dhe Bosnja nuk morën pjesë.

Mbaj mend një citim që fillimi është i mbarë dhe mund t’i bashkëngjiten më vonë edhe Serbia e Bosnja, madje dhe Greqia. Unë luftoja që Kosova të ishte në tryezë dhe duke nxjerrë në një farë mënyre debulesën politike të Serbisë, ndërsa sot partneri i parë mbetet Serbia dhe Kosova është jashtë tryezës.

Zyrtarisht ka qenë Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor. Parimi ka qenë qarkullimi i lirë i mallrave e kapitaleve. Unë e shoh ndryshe për shumë arsye situatën sot. Gjërat janë të shtrira në planin politik, e dyta nuk ka transparencë…

Sjellja e Presidentit francez Macron qartazi ka qenë në mënyrë të diferencuar.  Vizita e Macron në korrik të këtij viti në Serbi, esenca e kësaj vizite ishte rikonsiderimi i një marrëdhënie të shkëlqyer që ekziston mes Francës e Serbisë por ajo që binte në sy ishte që Franca vendosur të ngrinte një zyrë të koordinimit rajonal në Beograd dhe i jepej Serbisë roli parësor, koordinator me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pas vitit 2008 shqiptarët kishin një zë jashtëzakonisht të fortë në rajon dhe ne ishim për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe kurrsesi Shqipëria nuk duhet të kishte rol paternalist në botë e as në rajon për mënyrën se si do konsiderohej Kosova', ka thënë ish-presidenti Topi.

samitit.jpg

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe ai i Malit të Zi Filip Vujanoviç - Prevallë 26 qershor 2010

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raportet e arsyetuara / Si u vlerësuan 5 kandidatët për ILD nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
TRE SHTËPI, dhe pak para të hequra mënjanë nëpër banka, zbardhet DEKLARATA e PASURISË e prokurorit të SPAK Altin DUMANI (DOKUMETET) »
Article Logic
Execution time: 0.013739109039307
array(1) { ["section"]=> string(106) "ish-presidenti-topi-i-pergjigjet-balles-nisma-e-2010-tes-ka-shume-dallime-nga-mini-shengeni-i-sotem-190449" }