Ish-prokurori i përgjithshëm Sollaku: Në kohën e Berishës funksiononte shteti, sot nuk shkarkohet…

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 18-11-2019 Ish-prokurori i përgjithshëm Sollaku: Në kohën e Berishës funksiononte shteti, sot nuk shkarkohet…

Ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku është shprehur se shteti funksiononte gjatë kohës që në pushtet ishte Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’, ai kritikoi procesin e vettingut sepse nuk është shkarkuar ende asnjë me prova dhe argumente bindëse për përfshirjen në korrupsion.

 ‘Edhe përpara 2016-ës këta që artikulojnë sot, përfaqësuesit e mazhorancës, unë mendoj që e kanë gabim. Ka qenë ajo Gjykatë Kushtetuese që në kohën e pushtetit të Sali Berishës mund të ketë prishur rreth 40 ligje dhe akte të qeverisë me kërkesën e opozitës së asaj kohe. Do të thotë që funksiononte shteti. Natyrisht që ka pasur problematika dhe shqetësimi më i madh i njerëzve ndaj opinionit në tërësi ka qenë korrupsioni. Në thelb ajo është krim dhe si gjithë krimet e tjera shteti ka mekanizma për ta frenuar e për ta parandaluar dhe për ta goditur. Ne kemi sot gati një vit që po bëhet vettingu në organet e drejtësisë dhe nuk kemi parë një që të shkarkohet me argumenta bindëse si i korruptuar’, tha Sollaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021095991134644
array(1) { ["section"]=> string(102) "ish-prokurori-i-pergjithshem-sollaku-ne-kohen-e-berishes-funksiononte-shteti-sot-nuk-shkarkohet-186380" }