Një mjek kirurg në urgjencën e spitalit të Durrësit ka rënë pre e dhunës së dy personave.
Sipas policisë, njëri prej autorëve është Adriatik Hoxha, një ish-punonjës i policisë. Dyshohet se shkak i dhunës është bërë kërkesa e mjekut që djali i pacienti, i cili ndodhej në urgjencë, t'i blente ilaçet jashtë spitalit, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e urgjencës. Pamjet janë sekuestruar nga policia e Durrësit si dhe është bërë shoqërimi i disa personave në polici.