Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson gjatë një ligjërate në kolegjin Universum në Prishtinë ka deklaruar origjinën e tij shqiptare.
Mediat kosovare raportojnë se Robertson në diskutimin që bëri me studentët e këtij kolegji, theksoi se pas analizave të ADN-së kanë rezultuar se ka gjene shqiptare dhe greke, të trashëguara nga familja e babait të tij.
Gjatë ligjëratës, Robertson foli edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend.
Robertson ka mbajtur gjithashtu postin e Ministrit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 1997-1999.