Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar deklaratat e ish-sekretarit të përgjithshëm të PD-së Arben Ristanit, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja për çështjen e lobimit rus dhe ia la kreut të demokratëve Lulzim Bashës.
Ristani deklaroi mbrëmë se nuk ka qenë në dijeni të asnjë kontrate dhe se kontratën e ka lidhur Basha me lobistin amerikan Nick Muzin. Ndërkohë Balla shprehet se nuk ka më qartë se kaq dhe sipas tij këtë e ka thënë vetë PD, teksa e cilëson Ristanin bashkëpunëtor dhe dëshmitar.
Numri 2 i PS-së kërkon të zbardhet kush ishte personi që transportoi paratë nga Shqipëria në Skoci.
Reagimi i Ballës:
MË QARTË SE KAQ NUK KA. E THOTË VETË PD.
I PANDEHURI: Lulzim Basha i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi.
AKUZUAR se ka kryer veprën penale të "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" dhe të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal.
RISTANI ËSHTË SA BASHKËPUNËTOR, AQ EDHE DËSHMITAR:
“Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin...”
...”Është një marrëdhënie që Kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni".
HETIMI I PLOTË DUHET TË ZBARDHË EDHE KUSH ISHTE PERSONI QË TRANSPORTOI PARATË NGA SHQIPËRIA NË SKOCI!