Ish-sekretarja e PD Valbona Mezini përballë Dritan Lelit në Vlorë

Publikuar tek: politike, më 12:54 16-05-2019 Ish-sekretarja e PD Valbona Mezini përballë Dritan Lelit në Vlorë Mezini-Leli

Bindja Demokratike, sikurse dihet tashmë do garojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit përmes kandidatëve të saj.

Pjesë e Bindjes Demokratike është bërë edhe Valbona Mezini ish-sekretarja e Organizatave Partnere në PD.

 

Mezini ka qenë një nga kritiket e Bashës dhe nuk pranoi të garonte në Këshillin Kombëtar të PD duke e cilësuar garën si fallco.

Mirëpo, tashmë si pjesë Bindjes Demokratike, Mezini do të kandidojë përballë Dritan Lelit të PS për bashkinë e Vlorës.

Mezini ka studiuar për gazetari duke e ushtruar këtë profesion në disa nga mediat kryesore të vendit. Paraleleisht ka ndjekur edhe aktivitetin e saj politik në PD deri në momentin që u themelua Bindja Demokratike ku ajo është anëtare e bordit përfaqësues të kësaj partie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068111419677734
array(1) { ["section"]=> string(72) "ish-sekretarja-e-pd-valbona-mezini-perballe-dritan-lelit-ne-vlore-164548" }