Ish-shoferi i hodhi granatë në zyrë, Paloka ‘zbulon’ shkakun e atentatit ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe

Publikuar tek: politike, më 17:50 25-01-2020 Ish-shoferi i hodhi granatë në zyrë, Paloka ‘zbulon’ shkakun e atentatit ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe FotoMontazh: Gezim Saraçi dhe Fatos Tushe

Në ditën e fundit të vitit 2019, më 31 dhjetor kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe iu bë atentat me granatë në zyrën e tij, nga ish-shoferi Gëzim Saraçi.

Ish-shoferi Saraçi është ende në arrati, ndërsa vetë Fatos Tushe pas daljes nga spitali ka thënë se nuk ka pasur probleme me Saraçin.

Por sot, gjatë një takimi në Lushnje, ish-deputeti Edi Paloka është shprehur se shkaku i atentatit ndaj Tushes, ka qenë droga. "Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet", ka thënë Paloka.

Kujtojmë se, pak ditë më parë në media u publikua një video ku shihej kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla, duke thithur kokainë në një lokal. SPAK nisi menjëherë hetimet për rastin, ndërsa kryebashkiaku Alla u thirr fillimisht për të bërë deklarimin e tij, ndërsa një ditë më pas iu kërkua të bënte testin e drogës.

VIDEO E LEFTER ALLËS DUKE PIRË KOKAINË:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018517017364502
array(1) { ["section"]=> string(108) "ish-shoferi-i-hodhi-granate-ne-zyre-paloka-zbulon-shkakun-e-atentatit-ndaj-kryebashkiakut-fatos-tushe-193138" }