Ish-shoqja e Ivankës zbulon një tjetër sekret: Donald Trump më injoronte se nuk isha e bukur, vajzave simpatike u vendoste emra

Publikuar tek: bota, më 14:33 25-11-2020 Ish-shoqja e Ivankës zbulon një tjetër sekret: Donald Trump më injoronte se nuk isha e bukur, vajzave simpatike u vendoste emra

Ish-shoqja e ngushtë e Ivanka Trump ka zbuluar disa detaje të reja nga miqësia mes tyre.

Lysandra Ohrstrom është një gazetare 38-vjeçare, e cila ka qenë në një gjimnaz me Ivanka Trump, por edhe një ndër shoqet e saj të ngushta.

Ajo ka treguar në një intervistë se pse vendosi që të tregojë sekretet e Ivanka Traump, duke pasur parasysh që disa e kanë quajtur edhe tradhëtare.

Ohrstrom tha se një pjesë e shoqërisë së tyre kanë mendime negative për Ivankën, por që vetëm ajo vendosi që t'i bëjë publike.

“Unë e kam mbrojtur përgjatë gjithë këtyre viteve, por një muaj më parë, ndërsa takova një shokun tonë të vjetër, në lindi ideja, duke qenë se kisha vendosur të votoja për Biden. Gjithë këto kohë të gjithë miqtë e vjetër e kanë mbrojtur Ivankan, duke mos folur keq për të, pasi ajo ka qenë një vajzë e këndshme. Por, ajo ishte dhe snobe dhe elitare, jo konservatore, siç hiqet tani. Ajo u distancua prej meje për shkak të qëndrimeve të mija pro palestineze, duke qenë se bashkëshorti i saj është izraelit", është shprehur 38-vjeçarja.

Ajo ka zbuluar edhe një detaj për presidentin Donald Trump, duke thënë se ai e injoronte atë për shkak se nuk ishte e bukur si shoqet e tjera. Sipas 38-vjeçares kjo nuk ndodhet me shoqet simpatike, të cilën Donald Trump jo vetëm i vlerësonte, por edhe u vendoste emra sipas dëshirës.

"Ai më injoronte mua, pasi nuk isha tërheqëse. Ai nuk e mbante mend emrin tim kurrë. Ndërsa kjo nuk ndodhte me shoqet e tjera simpatike. Njërën prej tyre madje ai e thërriste Cindy Crawford, për shkak se ishte simpatike”", ka treguar ish-shoqja e Ivanka Trump.

Më herët në një letër të publikuar në mediat e huaja, 38-vjeçarja ka thënë se vajza e Presidentit, Ivanka nuk i pëlqente njerëzit e varfër dhe i fuste shoqet në telashe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia synon të jetë mes 10 ekonomive më të mira të botës, Erdogan: Fillojmë epokën e re
»
Article Logic
Execution time: 0.013296842575073
array(1) { ["section"]=> string(132) "ish-shoqja-e-ivankes-zbulon-nje-tjeter-sekret-donald-trump-me-injoronte-se-nuk-isha-e-bukur-vajzave-simpatike-u-vendoste-emra-229077" }