Ish-sulmuesi i Milanit bën deklaratën e fortë: Nëse i jepet titulli Juventusit, do plasë lufta botërore

Publikuar tek: sport, më 16:18 01-05-2020 Ish-sulmuesi i Milanit bën deklaratën e fortë: Nëse i jepet titulli Juventusit, do plasë lufta botërore Maksi Lopez

Pandemia e koronavirusit, ka bërë që shumë aktivitete të mbyllen, përfshirë edhe atë futbollistik. Në Holandë e Francë sezoni u mbyll parakohe, dhe u shpallën kampion Ajaksi dhe PSG, por nuk dihet nëse do të ndodhë njësoj edhe për Italinë apo shtete të tjera.

Ndërkohë, ka reaguar edhe ish-sulmuesi i Milanit, Maksi Lopez. Ai ka paralajmëruar se në rast të dhënies së titullit në tavolinë për Juventusin, ashtu siç ndodhi në Francë me PSG-në, atëherë do të plasë luftë botërore.

“Në rast se në Itali bëjnë atë që bënë në Francë, atëherë do të ndodhë një luftë botërore. Këtu është situatë krejt ndryshe. Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito është pjesë e bordit të federatës. Të ishte për atë, atëherë futbolli do të kishte rifilluar që para 1 muaji. Në vendin tonë duhet ta marrë vendimin një organ më i madh si UEFA apo FIFA,” tha Lopez për “TyC Sports”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089888572692871
array(1) { ["section"]=> string(108) "ish-sulmuesi-i-milanit-ben-deklaraten-e-forte-nese-i-jepet-titulli-juventusit-do-plase-lufta-boterore-204779" }