Ish- të dënuarit jo më mundësi punësimi në shtet, ligji i ri gati për miratim brenda muajit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 15-09-2015 Ish- të dënuarit jo më mundësi punësimi në shtet, ligji i ri gati për miratim brenda muajit

Të gjithë personat të cilët më parë kanë qenë të dënuar nuk do kenë më asnjë mundësi punësimi në shtet.

Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi gjatë emisionit “Debat” në Channel One se është gati të çojë për miratim në Parlament një ligj brenda muajit: “Ligji për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë”.

“Përfitoj nga rasti që nga pozitat e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, t’ju konfirmoj edhe në emër të qeverisë që ne jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë”, tha ministrja Fejal në intervistë ndërsa tha se kjo nuk është e lidhur vetëm me ata që kryejnë detyra të larta shtetërore por për të gjithë ata të cilët kanë statusin e nënpunësit civil.

Ligji sipas ministres, do të ketë fuqi prapavepruese. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keni fituar gjyqin dhe doni të riktheheni në punë? Qeveria thotë “JO” ! Ja kush preket nga ndryshimi i Kodit të Punës
Mësuesja në Pogradec kërcënohet me largim nga puna (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013217926025391
array(1) { ["section"]=> string(95) "ish-te-denuarit-jo-me-mundesi-punesimi-ne-shtet-ligji-i-ri-gati-per-miratim-brenda-muajit-20787" }