Ish- të përndjekurit, dokumentat që duhet të dorëzojnë për të marrë këstin e shtatë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 06-01-2017 Ish- të përndjekurit, dokumentat që duhet të dorëzojnë për të marrë këstin e shtatë

Ministria e Financave publikon listën me dokumente që duhet të dorëzojnë ish-të përndjekurit e kategorisë parësore për të marrë këstin e shtatë të kompensimit.

Në listën e përfituesve janë ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Për kategorinë e parë parësore, ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorinë e dytë parësore, ish-të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore, ish-të dënuarit politikë që jetojnë dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

i.Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.

ii.Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territrit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare në të cilën do të depozitohet kësti i radhës të jetë ende aktive).

II Për kategorinë e tretë parësore, ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

i.Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.

ii.Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës të jetë ende aktive).

iii.Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.

iv.Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni”. Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë dokument dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.

IV Për kategorinë e pestë parësore, ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

V Kur ish-i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar dhe me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave:

i). Vendimin e gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale, ose kopje e njësuar;

ii). Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor;

iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të kujdestarit ligjor; iv). Certifikatë personale të ish-të dënuarit politik jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.  

VI Ish-të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave:

i). Prokurën e posaçme origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, pasaporte) për çdo të përfaqësuar;

ii). Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij;

iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të tij;

iv). Certifikatë personale të ish-të dënuarit politik jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit./GSh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse dhe kush e kërkon eleminimin e Ramush Haradinajt?!
Policia shpall në kërkim Stresin dhe shokun e tij, filmuan veten duke qëlluar me armë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012410879135132
array(1) { ["section"]=> string(87) "ish-te-perndjekurit-dokumentat-qe-duhet-te-dorezojne-per-te-marre-kestin-e-shtate-64715" }