Ish të përndjekurit politikë, ja kush përfiton këstet e radhës dhe dokumentet e nevojshme

Publikuar tek: ekonomi, më 09:35 22-01-2017 Ish të përndjekurit politikë, ja kush përfiton këstet e radhës dhe dokumentet e nevojshme

Ministria e Financave ka publikuar listëm me 365 ish­të përndjekur politikë, kategoria parësore që nuk kanë marrë ende këstet 4, 5 dhe 6.

 Individët e kategorisë parësore, që gjejnë emrin në listë duhet të dorëzojnë dokumentacionet (certifikatë personale + numër i përditësuar i llogarisë bankare) e domosdoshme për procesimin e kësteve të prapambetura, respektivisht këstet 4, 5 dhe 6.

Përfituesit

Në listën e përfituesve janë ish-­të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish­të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shkruan Gazeta Shqiptare.

Përfituesit e këstit të shtatë janë ish­të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; ish­të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish­të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; ish­të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe ish­të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Gjashtë kategoritë:

 I. Për kategorinë e parë parësore, ish­të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorinë e dytë parësore, ish­të dënuarit politikë, që jetojnë dhe janë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore, ish­të dënuarit politikë që jetojnë, të cilët kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

II. Për kategorinë e tretë parësore, ish­të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

III. Për kategorinë e katërt parësore, ish­të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

 IV. Për kategorinë e pestë parësore, ish­të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur.

V. Kur ish­i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë.

VI. Ish­të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste, veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027451992034912
array(1) { ["section"]=> string(94) "ish-te-perndjekurit-politike-ja-kush-perfiton-kestet-e-radhes-dhe-dokumentet-e-nevojshme-66254" }