Ish-truproja e Berishës tregon çfarë ndodhi në Kukës ditën e protestës: Po shkoja në shtëpi kur pashë…

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 02-04-2018 Ish-truproja e Berishës tregon çfarë ndodhi në Kukës ditën e protestës: Po shkoja në shtëpi kur pashë… Sali Lushaj, ish-truproja i Berishes

Sali Lushaj, ish-truproja i ish-kryeministrit, njëherazi babai i këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj ose siç e thërasin të gjithë reperin, Stresi, ishte i pranishëm në protestën e Rrugës së Kombit.

Sali Lushaj ka qënë truproja e Sali Berishës për shumë vite. Në një status në rrjetet sociale ai tregon se çfarë ndodhi atë ditë, duke sqaruar dhe keqkuptimet që janë krijuar.

Lushaj tregon se ishte duke shkuar për në shtëpi kur ka parë që shumë qytetarë ishin mbledhur për të protestuar. Sakaq, Lushaj tregon gjithë gadishmërinë për të mbështetur Partinë Demokratike dhe kauzën e qytetarëve për taksën në Rrugën e Kombit.

Familja Lushaj është përballur disa here me forcat e policisë pasi 62 vjeçari është arrestuar disa herë në protestat e organizuara nga opozita. Ai ka deklaruar se do të jetë aktiv dhe prezent në çdo protestë që do të mbajë Partia Demokratike.

Reagimi i plotë:

Une po shkoja per ne shtepine time.

Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone.
Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributinne vite.

Jam pishtare i Demokracise.
Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes.
E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.
Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova.

Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare.
Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.
Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet.


Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit.
Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAPRITUR/ Policia procedon 8 aktivistët e protestës para Drejtorisë së Tiranës
Kokainë, mijëra euro dhe armë, ARRESTOHEN dy shqiptarë dhe dy vajza rumune (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011389017105103
array(1) { ["section"]=> string(107) "ish-truproja-e-berishes-tregon-cfare-ndodhi-ne-kukes-diten-e-protestes-po-shkoja-ne-shtepi-kur-pashe-115406" }