Ish truproja i Berishës zbulon se është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 27-09-2017 Ish truproja i Berishës zbulon se është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës thotë se ka zbuluar dje që është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për një vrasje të kryer në vitin 1998.

Haxhia, i cili prej kohësh jeton në Turqi, shpreh habinë teksa thotë se në atë periudhë ndodhej në Tropojë. Sipas tij ky është “asi nën mëngë” i shtetit shqiptar ndaj tij, që edhe pse kishte dijeni, nuk e përmendi kurrë.

Ja çfarë shkruan ai:

Njeriu ne jete ndeshet me shume sfida Bie ,ngrihet ,plagoset ,sherohet ,zhgenjehet , lumturohet,deshton apo tregohet i sukseshem.

Bie pre e paragjykimeve e shpijeve , apo behet ure e te tjereve ne rrugtimim e tij drejt nje ngritje apo pasurimi.

Ne jeten time mund te kem bere shume gabime qe me kane kushtuar shume.

Jam munduar gjithmone ti perballoj sfidat e jetes me dinjitet e pa u nenshtruar ne asnje situate,pa humbur dinjitetin dhe me e rendesishjma pa rene ne batakun e krimit.

Por jam ndeshkuar me te padrejte ,duke humbur lirine, e denuar per gjera qe nuk kam bere.

Dje mora vesh se ne vitin 2001 jam denuar me burgim te perjetshem nga shteti dhe gjykatat greke.Jam denuar per nje vrasje te kryer ne vitin 1998 ne Athine ,kur une ne ate kohe kam qene ne Tropoje dhe kam patur vite pa shkelur ne token greke.

Eshte e "habitshme" se nga shteti Shqiptar edhe pse ka patur dijeni per kete vrasje dhe denim qe kam marre ,nuk eshte permendur asnjehere.Si duket e kane ruajtur si As nen menge , per ta perdorur ndaj meje.

Nuk ju ka mjaftuar denimi qe me dhane ,ngaqe u gjenda ne Tirane kur ndodhi "vrasja e shekullit".

Dhe vune ne levizje patronet e tyre greke per te me dhene nje denim te tille.

Por duke mesuar kete denim ,une jam i qarte se cilet jane urdhedhenesit e vrasjes se vellait tim ne qershor 1997..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017062187194824
array(1) { ["section"]=> string(85) "ish-truproja-i-berishes-zbulon-se-eshte-denuar-me-burgim-te-perjetshem-ne-greqi-93887" }