Ish-zëvendëskancelari austriak jep dorëheqje edhe si eurodeputet

Publikuar tek: bota, më 07:07 18-06-2019 Ish-zëvendëskancelari austriak jep dorëheqje edhe si eurodeputet

Ish-udhëheqësi i FPOE-së, Heinz-Christian Strache, i detyruar të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskancelarit pas videoskandalit në Ibiza, njoftoi se do të braktiste vendin e tij edhe në Parlamentin Europian, ku ai u zgjodh në zgjedhjet e fundit europiane në listat e partive të djathta.

 

Strache, 49 vjeç, vuri në dukje se dorëheqja e tij nga Strasburgu nuk lidhet me njoftimin se FPOE do të jetë në të njëjtin grup me Salvinin dhe Le Pen në Parlamentin Europian.

Ai shtoi se do të propozonte Philippan, bashkëshorten e tij, në një post kyç, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Austri, në fund të shtatorit, shkruan Botasot, transmeton Newsbomb.al. 

”Kjo zgjedhje nuk është rezultat i llogaritjes politike apo shkëmbimit të kolltukëve, siç ka pohuar shtypi gjerman ditët e fundit duke folur për një stafetë midis burrit dhe gruas”, theksoi ai.

“Është thjesht një vendim personal. Gjithsesi, me siguri do të vazhdoj të bëj politikë dhe unë synoj të rehabilitohem para syve të bashkëqytetarëve të mi nga hetimi gjyqësor”, përfundoi Strache.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026427984237671
array(1) { ["section"]=> string(71) "ish-zevendeskancelari-austriak-jep-doreheqje-edhe-si-eurodeputet-168644" }