Ish-zv.kryeministri i PD e quajti ‘mësuese dherash’, Luljeta Bozo injoron Bashkim Koplikun: Nuk dënjoj të përgjigjem se ka thënë të pavërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 05-12-2019 Ish-zv.kryeministri i PD e quajti ‘mësuese dherash’, Luljeta Bozo injoron Bashkim Koplikun: Nuk dënjoj të përgjigjem se ka thënë të pavërteta Inxhiniere Luljeta Bozo - ish-zv.kryeministri i PD Bashkim Kopliku

Prej dy ditësh ish-zv.kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku, vazhdon me sulmet e tij kundër inxhinieres Luljeta Bozo. Dje, Kopliku u shpreh se i vetmi pallat që ka shkatërruar tërmeti është ai që ka ndërtuar Bozo, duke ju referuar ndërtimeve të kohës së komunizmit, shkruan newsbomb.al.

Kurse sot, Kopliku sërish përmes një statusi në Facebook, sulmoi inxhinieren Bozo duke e quajtur “mësuese dherash”. Në një intervistë për Abc News, inxhinierja Bozo ka injoruar komplet Bashkim Koplikun, duke mos pranuar të përgjigjet pasi sipas saj, ajo nuk kishte projektuar asnjë pallat në zonën për të cilën ish-zvkryeministri i PD shkruane.

“Ato që thotë ai, unë s’kam bërë asnjë projekt atje. Unë vet s’kam as Instagram dhe as Facebook por më kanë treguar të tjerët. Unë injoroj komplet të përgjigjem, komplet. Nuk dënjoj t’i përgjigjem atyre që ai ka folur. Janë të gjitha të pavërtet”, ka thënë inxhiniere Luljeta Bozo.

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo u bë zëri “i qetësisë dhe shpresës” për mijëra shqiptarë të cilët të prekur nga tërmeti kërkonin një fije shprese, një zë të vërtetë e të kualifikuar që t’ju tregonte nëse pallatet apo shtëpitë e tyre ishin të banueshme apo jo, shkruan newsbomb.al.

Zëri i saj arriti në shtëpinë e çdo shqiptari, në rrjetet sociale ajo u bë përsonazhi më i dashur dhe më i vlerësuar pasi në çdo studio që dilte kishte si qëllim të parë dhe të vetëm të qetësonte shqiptarët përmes dijeve dhe aftësive shumë të larta profesionale.

Ndërkohë, ish-zv.kryeministri i kohës së PD dhe inxhinieri elektrik Bashkim Kopliku, ishte i vetmi dhe i pari deri tani që doli kundër Bozos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023366928100586
array(1) { ["section"]=> string(144) "ish-zv-kryeministri-i-pd-e-quajti-mesuese-dherash-luljeta-bozo-injoron-bashkim-koplikun-nuk-denjoj-te-pergjigjem-se-ka-thene-te-paverteta-188557" }