Ish-zv.kryeministri i PD: Protesta te Astiri? Veç BANORË nuk janë ata, sot shqiptarët duhet të mbështesin POLICINË dhe IKMT (DEKLARATA E FORTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 12-11-2019 Ish-zv.kryeministri i PD: Protesta te Astiri? Veç BANORË nuk janë ata, sot shqiptarët duhet të mbështesin POLICINË dhe IKMT (DEKLARATA E FORTË)

Ish-zv.kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku, në një status të fortë në facebook, nuk është në anën e protestës së banorëve të Astirit.

Madje Kopliku dyshon se ata janë banorë të asaj zone, raporton neësbomb.al.

Kopliku e sheh problemin në këndvështrimin tjetër, nëse duhen lejuar të bllokojnë rrugën, dhe më pas të shfrytëzohen për vota. “Ata janë grabitës të rrugës dhe pushtetit, të hapësirave tona të përbashkëta” shkruan ish-funksionari i lartë i PD, raporton neësbomb.al.

Postimi i plotë i Bashkim Koplikut:

ASTIRI: A duhet t'i lëmë të na grabisin rrugën, hapësirën tonë të pëbashkët, e pastaj shtytësit e tyre t'u marrin votën, që të bëhen prapë pushtetarë?! Dy palë në bashkëpunim kriminal!

Pala "politikane" që i shtyn grabitësit në këtë krim -- se veç banorë nuk janë ata! -- është fajtorja kryesore: grabitësja e pushtetit.

Ne shqiptarët normalë duhet të jemi sot të gjithë me policinë dhe IKMT-në, së paku t'i përkrahim moralisht kundër këtyre grabitësve të rrugës dhe të pushtetit, të hapsirave tona të përbashkëta.

Në se rrimë si sehirxhitë, vendi ynë do vazhdojë jetë ai ku tash 30 vjet, qytetarët normalë ikin, për faj tonin, të normalëve, sepse, me indiferecën tonë u kemi lënë fushë të lirë anormalëve, grabitësve, që nuk janë të zotët t'ia dalin me punë sipas rregullave të një shoqërie njerëzish, dhe jo ujqësh.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077831745147705
array(1) { ["section"]=> string(145) "ish-zv-kryeministri-i-pd-protesta-te-astiri-vec-banore-nuk-jane-ata-sot-shqiptaret-duhet-te-mbeshtesin-policine-dhe-ikmt-deklarata-e-forte-185627" }