Ish-zv/ministri i PD-së nuk mbron as RAMËN, as METËN: Presidenti është ai plaku me bllok, kryeministri drejton korrupsionin dhe nepotizmin

Publikuar tek: politike, më 22:24 20-11-2019 Ish-zv/ministri i PD-së nuk mbron as RAMËN, as METËN: Presidenti është ai plaku me bllok, kryeministri drejton korrupsionin dhe nepotizmin Presidenti Meta dhe kryeministri Rama

Ish-zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë në ish-qeverinë e PD-së Gjergj Bojaxhi beson se përplasja midis qeverisë dhe presidencës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese është një përplasje për hir të interesave personale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Në studion e ‘’TV Klan’’, Bojaxhi  i akuzon të dy drejtuesit e lartë të shtetit si shkaktarët e kësaj situatë të rëndë ekonomike dhe politike që po kalon Shqipëria. Ai e konsideron presidentin si ‘plaku me bllok në dorë që e kanë parë me zë dhe figurë’, referuar video-skandalit të mes ish-ministrit Dritan Prifti dhe Metës (atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme) në vitin 2010, e cila shkaktoi trazirat e 21 janarit ku vdiqn në mes të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 persona.

Kurse për kryeministrin Rama, Bojaxhiu e fajëson mbi thellimin e korrupsionit dhe nepotizmin në vend.

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që e kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminsitrin që drejton korrupsionin, nepotizmin të dukshëm.

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore, kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politke duan të dalin përtej gardhit”, bëri me dije Bojaxhi.  


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029551982879639
array(1) { ["section"]=> string(142) "ish-zv-ministri-i-pd-se-nuk-mbron-as-ramen-as-meten-presidenti-eshte-ai-plaku-me-bllok-kryeministri-drejton-korrupsionin-dhe-nepotizmin-186623" }