Ish-zv.ministrja e PS fut në ‘sherr’ gratë e partisë: Asnjë ministre nuk uroi Evisin! Kjo tregon sa e duan njëra-tjetrën

Publikuar tek: politike, më 11:26 16-09-2020 Ish-zv.ministrja e PS fut në ‘sherr’ gratë e partisë: Asnjë ministre nuk uroi Evisin! Kjo tregon sa e duan njëra-tjetrën Beqiraj-Kushi

Ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj, vazhdimisht nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë.

Këtë herë e ka me gratë e PS e veçanërisht ministret që nuk i kanë uruar mirësërardhjen koleges së tyre, Evis Kushit, e cila do mbajë postin e ministres së Arsimit.

Për Beqirajn, ky është një tregues i mbështetjes dhe dashurisë që kanë ato për njëra-tjetrën.

“Gratë e partisë, e duan edhe e mbeshtësin njëra tjetrën !

Sot vendosa të bëj një kerkim të vogël, mbi mbeshtetjen publike që gratë e partisë i kishin bërë koleges së tyre Evis Kushi, për detyrën e re të ministres së Arsimit.

Gjeta vetëm tre nga deputete, të cilat kishin uruar edhe mbështetur kolegen e tyre .

ASNJË nga gratë ministre, të cilat do të jenë ne një ekip me të, nuk kishte përshëndetur ardhjen e Evisit ne skuader, Asnje ! Cfarë sinergjie, cfarë ekipi ?

Vura re që Grate e partise ( të cilat kam kohe që nuk i ndjek nëFB) padyshim në profilet e tyre ndanin adhurimin pa kushte per Liderin .

Prandaj kuotat e dhuruara edhe mbrojtura nga burrat ne politike bëhen të domosdoshme:

"Se ne e duam edhe e mbeshtesim shume njëra tjetrën"”, përmbyll ironikisht Beqiraj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091409683227539
array(1) { ["section"]=> string(123) "ish-zv-ministrja-e-ps-fut-ne-sherr-grate-e-partise-asnje-ministre-nuk-uroi-evisin-kjo-tregon-sa-e-duan-njera-tjetren-220552" }