Ish-zv.ministrja socialiste: Ambasadorë që flasin anglisht në emër të shqiptarëve, s’duhet të ketë më. Nuk zgjidhin asgjë

Publikuar tek: politike, më 20:27 25-05-2020 Ish-zv.ministrja socialiste: Ambasadorë që flasin anglisht në emër të shqiptarëve, s’duhet të ketë më. Nuk zgjidhin asgjë Ish-zv.ministrja Irena Beqiraj

Ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj thotë se ambasadorë që flasin në emër të shqiptarëve në anglisht nuk duhet të ketë më. Sipas Beqirajt, këta ambasadorë nuk mund të zgjidhin dhe nuk zgjidhin asgjë.

Beqiraj kujton dhe emërimin e ish-komisionerit të zgjerimit të BE Knut Fleckenstein si këshilltar i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. “Zyrtarë të BE që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend”, shkruan ish-zv.ministrja e Financave në Qeverinë Rama 1.

REAGIMI I PLOTË I IRENA BEQIRAJ:

Unë kam një Ëndërr.

Ëndrra ime është një Shqipëri ku Ambasadorët, të kenë një jetë zyrtare monotone, të qetë, në pritjen e pafundme të një çështjeje bilaterale diplomatike për t’u zgjidhur.

Ambasadorë që u flasin Shqiptarëve që na drejtojnë, në emër te popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më. Zyrtarë të BE që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend.

Për të gjithë ato që presin ambasadorët, zyrtarët burokratë të BE, të zgjidhin problemet tona, ju lutem merrni 3 minuta edhe e rilexoni këtë shënim.

Kam zgjedhur fabulën elegante të Ernesto Sirrolit ….. por ne kemi historinë tonë, e cila duhet të na bindë që ndërkombëtarët, pavarësisht narratives, shpesh në mendimin tim modest “plot me bosh” nuk mund të zgjidhnin, edhe nuk do të zgjidhin asgjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014126062393188
array(1) { ["section"]=> string(125) "ish-zv-ministrja-socialiste-ambasadore-qe-flasin-anglisht-ne-emer-te-shqiptareve-s-duhet-te-kete-me-nuk-zgjidhin-asgje-207785" }