‘’Ish-Zyrtarët e ALUIZNI-t dëm 370 mijë euro’’, Prokuroria formulon akuzat. Ja emrat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 22-10-2015 ‘’Ish-Zyrtarët e ALUIZNI-t dëm 370 mijë euro’’, Prokuroria formulon akuzat. Ja emrat

Prokuroria shqiptare ka dërguar për gjykim 7 ish-zyrtarë te ALUIZNI-t, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 370 mijë eurosh . Akuza e paraqitur ndaj tyre është “shpërdorim detyre” .

“Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin dhe dërgon për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, Tiranë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” për legalizimin e ndërtimit të 14 subjekteve ndërtuese në kundërshtim me parashikimet ligjore, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 370 mijë euro. Hetimi ndaj këtyre personave është zhvilluar në gjendje të lirë.

Prokuroria e Tiranës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nga ana e tij ka konstatuar shkelje ligjore gjatë kontrollit për periudhën 2004-2011.

Në konkluzion të veprimeve hetimore, Prokuroria Tiranë ka arritur në përfundim se ish-përgjegjësja e Sektorit të Legalizimeve dhe 6 specialistë të asaj zyre kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”, pasi:

Nga kontrolli i  dosjeve te vetedeklarimeve per legalizim te objekteve te ndryshme, eshte konstatuar qe ne procesin e legalizimit te shtesave informale ne ndertimet me leje nuk jane respektuar kriteret e percaktuara ne ligj duke shkaktuar dem ne ngarkim te shtetit dhe te shtetasve. Dokumentacioni i perllogaritjes se takses se ndikimit ne infrastrukture dhe penaliteteve per objektet me leje, me shtesa informale ne ndertim te objekteve nuk ishin te plota dhe te sakta. Ne keto dokumentacione mungonin akte te domosdoshme si: percaktimi i siperfaqeve shtese, korrespondimi me numerin e pasurise me zonen kadastrale per cmimet minimale te shitjes per efekt fiskal per qytetin e Tiranes sipas marreveshjes perkatese te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise, firma e specialistit ne tabelen permbledhese me siperfaqet shtese sipas kateve bashkengjitur projektit arkitektonik per t’iu referuar siperfaqes se llogaritur. Sipas kallezimit te gjitha mangesite e mesiperme kane shkaktuar nje detyrim, rrjedhur nga mosperllogaritjet e sakta te penaliteteve, ne shumen prej 364.733 (treqind e gjashtedhjete e katermije e shtateqind e tridhjete e tre) euro dhe 818.544 (teteqind e tetembedhjetemije e peseqind e dyzet e kater) leke”

Në përfundim, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasve:

1. Eli Pano

2. Svjetllana Jakupi

3. Magda Suljoti, (Dedi)

4. Suela Gjançi

5. Nertil Abdulaj

6. Endrit Lile

7. Dritan Papanastasi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet ngjarja e rëndë, 4 vjeçari vret me çifte 1 vjeçaren në Jalë
Llalla nxjerr foton: Mbrëmë në Përmet kanë zbarkuar diplomatët grekë. Jep edhe emrin që fshihet pas: Le të më akuzojë për shpifje »
Article Logic
Execution time: 0.01046895980835
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-zyrtaret-e-aluizni-t-dem-370-mije-euro-prokuroria-formulon-akuzat-ja-emrat-23704" }