Ish-zyrtari i lartë i Policisë dorëzon CV, kërkon të zgjidhet drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 29-01-2020 Ish-zyrtari i lartë i Policisë dorëzon CV, kërkon të zgjidhet drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (EMRI) Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Urim Rexhepi

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Urim Rexhepi, ka dërguar CV-në e tij pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kërkon që të jetë pjesë e garës për tu zgjedhur drejtues i institucionit të ri të drejtësisë.

Rexhepi mban gradën kryekomisar, ndërsa ka qenë drejtuesi i komisariatit numër 3 në Tiranë  dhe drejtues i Policisë së Kavajës. Prej disa vitesh Urim Rexhepi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ka penguar që të tregojë interes për t’u bërë pjesë e “drejtësisë së re”.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur njoftimin për pranimin e dosjeve për kandidatët që duan të bëhen drejtues të BKH-së. Aplikimet janë hapur në datë  10.01.2020 dhe do të mbyllen nesër, më datë 30.01.2020.

Drejtori i BKH-së është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Sistemi i përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së është një proces sfidues mendor dhe fizik, i hartuar për të përzgjedhur kandidatin më të aftë. Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar.

*Çfarë duhet të dini para se të aplikoni

Për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së, kandidati duhet të plotësojë kriteret dhe kushtet ligjore të paraqitura më poshtë:

-Kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

-Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore, ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

-Kandidati duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

-Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

-Kandidati nuk duhet të jenë në hetim apo gjykim për një vepër penale dhe në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ;

-Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administratën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;

-Kandidati duhet të kenë marrë vlerësim maksimal për aftësitë profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

-Ndaj kandidatit nuk duhet të jetë marrë asnjë masë disiplinore “shkarkim nga detyra” ose masa të tjera të marra kundër tij/saj, të cilat janë ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

-Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

-Kandidati, për periudhën 29.11.1944 – 07.02.1991 nuk duhet të kenë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim  – Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në procese politike të posaçme;

-Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratat për heqjen dorë nga privatësia, në mënyrë që nëse ai/ajo emërohet, komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të kandidatit dhe familjarëve të tij të jenë subjekt i monitorimit sipas përcaktimeve të neneve 3 dhe 6 të Ligjit Nr. 95/2016;

-Kandidati do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz trajnimi dhe do të emërohet si Drejtor i BKH-së vetëm pas përfundimit me sukses të të gjitha aspekteve të programit të trajnimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037490844726562
array(1) { ["section"]=> string(110) "ish-zyrtari-i-larte-i-policise-dorezon-cv-kerkon-te-zgjidhet-drejtor-i-byrose-kombetare-te-hetimit-emri-193532" }