“Isha në Greqi për vaftisjen e djalit të motrës”, Alibeaj nxjerr ‘zbuluar’ kryebashkiakun e Mallakastrës: Shkoi të tërheqë dosjen penale

Publikuar tek: politike, më 11:38 14-01-2020 “Isha në Greqi për vaftisjen e djalit të motrës”, Alibeaj nxjerr ‘zbuluar’ kryebashkiakun e Mallakastrës: Shkoi të tërheqë dosjen penale

Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për kreun e Bashkisë së Mallakstrës, Qerim Ismailajt i cili rezultoi se ishte dënuar me 3 vite burg nga Prokuroria e Athinës, për dhunim dhe plagosje.

 Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar me Enkel Demin në emisionin ABC-ja e mëngjesit, ndërsa foli në lidhje me verifikimet që PD po bën për të gjithë kryebashkiakët në vend, konkretisht u ndal edhe te rasti i Mallakastrës, ku theksoi se Ismailaj ka qenë në dijeni të dënimit në shtetin fqinj, madje sipas tij para një muaji e gjysme ka shkuar për të tërhequr dosjen penale.

“Në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, nuk ndodh asnjëherë që të mos dijë gjë. Ai e di, për këtë mund të them se 1 muaj e gjysmë më parë ka shkuar vetë në Greqi, për të tërhequr dosjen penale, por po të flasim me terma ligjor, nëse rezulton se je i dënuar, qoftë edhe në mungesë, dhe nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit, shkarkohesh nga detyra. Mos dijenia mund të përdoret në një situatë tjetër”, ka thënë Alibeaj.

Nga ana tjetër vetë Ismailaj përmes një prononcimi për mediet ka thënë se drejt shtetit fqinj ka udhëtuar për arsye familjare, pasi motra e tij ka pasur vaftisjen e djalit.  “Kam lëvizur drejt Greqisë për arsye familjare. Unë kam motrën në Greqi dhe ajo ka pasur sebepet e saja, vaftisjen e djalit. Ky është shkaku që kam ikur atje. Asnjë problem”, ka thënë ai.

Kryebashkiaku më tej ka thënë se nuk kishte dijeni për dokumentet e dënimit në Greqi ndaj dhe nuk i ka deklaruar, pasi sipas tij, ka kaluar disa herë doganën e shtetit grek dhe nuk ka pasur probleme. 

“Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam patur dijeni sepse po te kisha, fare thjesht do ti deklaroja ne formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha per te cilen presupozohet te jem i denuar nuk eshte ne kushtet qe te me pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyres dhe per kete qellim do te ndjek cdo rruge ligjore per zbardhjen e te vertetes si ketu ashtu dhe ne Greqi!”, ka thënë ndër të tjera Ismailaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047083139419556
array(1) { ["section"]=> string(137) "isha-ne-greqi-per-vaftisjen-e-djalit-te-motres-alibeaj-nxjerr-zbuluar-kryebashkiakun-e-mallakastres-shkoi-te-terheqe-dosjen-penale-192014" }