‘Isha në kushtet e arrestit shtëpiak’, Bamir Topi flet për 21 Janarin: Më ndiqnin kur lëvizja me makinë në rrugët e Tiranës (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:53 24-01-2020 ‘Isha në kushtet e arrestit shtëpiak’, Bamir Topi flet për 21 Janarin: Më ndiqnin kur lëvizja me makinë në rrugët e Tiranës (E PLOTË) Ish-presidenti Bamir Topi

Pak ditë pas përkujtimit të 21 janarit, ku u vranë me duar në xhepa te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, ish-presidenti Bamir Topi thotë se ai personalisht ka qenë në kushtet e “një arresti shtëpiak”.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Topi ka treguar se edhe kur lëvizte me makinë në rrugët e Tiranës, pas 21 janarit, e ndiqnin por ai nuk i ka referuar rastet në Polici.

Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju?

“Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak”, ka thënë Topi.

A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK?

“21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet”, ka shtuar ish-presidenti Bamir Topi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071179866790771
array(1) { ["section"]=> string(134) "isha-ne-kushtet-e-arrestit-shtepiak-bamir-topi-flet-per-21-janarin-me-ndiqnin-kur-levizja-me-makine-ne-rruget-e-tiranes-e-plote-193059" }