'Isha nën efektin e drogës'/ Gjykata lë në burg pa afat ‘skifterin’ e Durrësit, vendos dhe për të dashurën e tij që e ndihmonte të fshihej

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 19-02-2020 'Isha nën efektin e drogës'/ Gjykata lë në burg pa afat ‘skifterin’ e Durrësit, vendos dhe për të dashurën e tij që e ndihmonte të fshihej Thaci, e dashura

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg pa afat për Astrit Thaçin të akuzuar për një seri vjedhjesh, si dhe autor i grabitjes me armë të një argjendarie në Elbasan, ku punonjësja e argjendarisë i mori armën nga duart.

Kurse për të dashurën e ‘skifterit’ Adela Berishën e cila e ka ndihmuar Thaçin për t’iu fshehur policisë, gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore grabitësi ka deklaruar se është penduar për vjedhjet që ka bërë sakaq ka shtuar se ka qenë nën efektin e drogës.

Ndërsa avokatja e të resë ka thënë se ajo është viktimë pasi nuk e dinte që i dashuri merrej me vjedhje.

Kujtojmë se 20 vjeçarja ka dëshmuar se janë njohur në ‘Facebook’ dhe mendonte se i dashuri kishte hequr dorë nga vjedhjet.

‘Jemi njohur në Facebook, më ka treguar për të kaluarën e tij. I kisha kërkuar të hiqte dorë, por kthehesha me të se e doja. Nuk mendoja se astriti po vijonte me vesin e vjetër’, tha ndër të tjera Berisha.

27 vjeçari është arrestuar në Durrës disa ditë më parë. Ai akuzohet për një sërë vjedhjesh me dhunë, deri më tani janë dokumentuar 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Kujtojmë se i riu ishte dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087928771972656
array(1) { ["section"]=> string(139) "isha-nen-efektin-e-droges-gjykata-le-ne-burg-pa-afat-skifterin-e-durresit-vendos-dhe-per-te-dashuren-e-tij-qe-e-ndihmonte-te-fshihej-195760" }