‘Isha për 13 ditë me temperaturë dhe i këputur’, Florian Marku mesazh shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 28-03-2020 ‘Isha për 13 ditë me temperaturë dhe i këputur’, Florian Marku mesazh shqiptarëve Florian Marku

Florian Marku është një nga emrat shqiptarë, më në zë kur bëhet fjalë për sportet luftarake. Marku prej shumë kohësh është shpërngulur në Angli për të zhvilluar më shumë karrierën e tij. Së fundmi boksieri shqiptar me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se dyshon se ka qenë i prekur nga koronavirusi.

 

Ai ka thënë se nuk e di nëse ka qenë i prekur nga koronavirusi pasi nuk kishte kishte bërë testin, por për 13 ditë ka qenë me temperaturë dhe i këputur. Sakaq, Boksieri shqiptar i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të qëndrojnë në shtëpi të kujdesen për veten dhe familjarët e tyre.

“Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo, por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shpi. Asgjë s’është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë. Ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e gjithsecilit nga ne. Bëni durim, ky virus do marr fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Marku.

Kujtojmë që vendi ynë prej disa ditësh është prekur nga koronavirusi ku deri më tani 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 186 janë të infektuar.

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011003971099854
array(1) { ["section"]=> string(85) "isha-per-13-dite-me-temperature-dhe-i-keputur-florian-marku-mesazh-shqiptareve-200395" }