Ish-ministri kthehet nga SHBA-të për 2 marsin, poston foto krah Metës me shenjën e shqiponjës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:23 27-02-2020 Ish-ministri kthehet nga SHBA-të për 2 marsin, poston foto krah Metës me shenjën e shqiponjës Ilir Meta - Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e 2 marsit, thirrur nga presidenti Ilir Meta. 

Në një postim në 'Facebook', ai bën me dije se ka mbërritur me shumë bashkëkombas nga shtete të ndryshme të SHBA, "për t'ju përgjigjur thirrjes së Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ilir Meta, për të shpëtuar demokracinë dhe për të mos lejuar vendin të kthehet 30 vjet prapa”.

Reagimi i Demirajt

Te nderuar bashkekombas!

Situata politike ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere me keq se sot. Vendi po futet ne diktature dhe sot me shume se kurre eshte mundesia e fundit per te reaguar.

Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise.

Prandaj se bashku me shume bashkekombas nga New Yorku, New Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur ne Shqiperi per tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Z. Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa.

Megjithese sot Presidenti Meta kishte nje dite shume te ngarkuar, perseri me dha mundesine dhe kenaqesine qe ta takoja ne zyre.

Ne kemi erdhur nga Amerika, po ju vellezer dhe motra do na bashkoheni?

Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

D.D. Tirane. Shqiperi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089881420135498
array(1) { ["section"]=> string(100) "ishi-ministri-kthehet-nga-shba-te-per-2-marsin-poston-foto-krah-metes-me-shenjen-e-shqiponjes-196655" }