“Ishim në mes të punës, u tronditëm”, Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Publikuar tek: kulture-art, më 20:20 16-01-2020 “Ishim në mes të punës, u tronditëm”, Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur Aktorja Rajmonda Bulku

“U shokuam”, aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku shprehet e tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut Xhevdet Ferri.

Bulku thotë se ishte e informuar për sëmundjen e rëndë të Xhevdet Ferrit i cili prej një jave po kurohej në Spitalin Amerikan në Tiranë, por shton se shpresonte te ndonjë mrekulli pasi së fundmi ai ishte bërë gjysh.  

“Ne jemi duke punuar, jemi në skenë duke vënë një shfaqje, dhe na lajmëruam. U shokuam, jo se nuk e prisnim me thënë të drejtën por lajm i fundit i tmerrshëm. Më vjen shumë keq, nuk e di, mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai është bërë gjysh. Mendoja se ajo qënie që do të vinte në jetë mund ta tjetërsonte. Por jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Njeriu gjithmonë shpreson prandaj i thoja që do të vijë një atmosferë tjetër në shtëpinë tuaj me lindjen e bebit. Por nuk di çfarë të them, njeriu shpreson deri në fund. Por tani na ra kështu papritur. Ishte një student i shkëlqyer, serioz, një aktor që premtonte shumë, shumë i ditur, fjalët më të mira do të thoja. Me një familje, me vajzën, bashkëshorten…Më vjen keq që ju iku dikush shumë i dashur, shumë i shtrenjtë, shoku i tyre. Ishim në mes të punës dhe ngelëm, ngrimë, kur e morëm lajmin”, tha Bulku në një lidhje telefonike me News24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066008567810059
array(1) { ["section"]=> string(103) "ishim-ne-mes-te-punes-u-tronditem-rajmonda-bulku-xhevdet-ferri-jetoi-shume-pak-si-gjysh-i-lumtur-192283" }