Ishin duke punuar, policia zviceriane arreston 5 shqiptarë, e pëson edhe pronari

Publikuar tek: rajon, më 08:17 21-05-2019 Ishin duke punuar, policia zviceriane arreston 5 shqiptarë, e pëson edhe pronari Ilustruese

Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar 5 shqiptarë nga Kosova në Zvicër. Mëohoet se arrestimet janë kryer gjatë kontrollit të bërë në një kantier ndërtimi në Richterswil.

Policët kantonalë mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të të enjtes kanë bërë kontrollimin e një kantieri ndërtimi në Richtersëil të Zyrihut.

Ndërkaq, ata kanë konstatuar se pesë persona që i janë nënshtruar kontrollimit, ndodheshin me qëndrim ilegal në Zvicër, albinfo.ch, transmeton Newsbomb.al.

Ata po ashtu ishin duke punuar ilegalisht në kantierin në fjalë. Pesë personat e arrestuar janë meshkuj të moshës 19 deri 33 vjeçare, të gjithë shtetas të Kosovës.

Punëdhënësi i tyre ishte një 52 vjeçar nga Maqedonia eVeriut. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032262086868286
array(1) { ["section"]=> string(85) "ishin-duke-punuar-policia-zviceriane-arreston-5-shqiptare-e-peson-edhe-pronari-165081" }