Ishin fshehur brenda trajlerit, zbulohen 16 refugjatë

Publikuar tek: bota, më 15:29 21-11-2019 Ishin fshehur brenda trajlerit, zbulohen 16 refugjatë Trageti ''Stane Line'' kryen linjën e udhëtimit Irlandë-Francë-Irlandë

16 refugjatë u gjetën të fshehur në një trajler që po transportohej me vapor të kompanisë ''Stane Line'' nga Franca drejt Irlandës.

Personat ishin vendosur në brendësi të trajlerit për të mbërritur në mënyrë ilegale drejt Irlandës, vend anëtar i BE-së. Autoritetet irlandeze të emigracionit konfirmojnë se 16 shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, për të cilët po kujdesen punonjësit e Zyrës se Emigracionit. Kombësia e këtyre personave nuk bëhet me dije.

Në 23 tetor, në një kamion që vinte nga Irlanda e Veriut drejt Anglisë u gjetën 39 trupa të ngrirë në frigoriferë. Pas hetimeve të shumta, u zbulua se viktimat ishin refugjatë nga Vietnami.

Portet e Spanjës, Anglisë, Holandës, Belgjikës dhe Francës janë disa prej pikave kryesore të kalimit të refugjatëve nga vendet e Ballkanit, Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024799823760986
array(1) { ["section"]=> string(69) "ishin-fshehur-brenda-trajlerit-zbulohen-16-refugjate-ne-irlane-186706" }