Ishin kthyer në tmerrin e shoferëve në Fier, por policia pas hetimeve ka mundur të arrestojë 5 persona që vidnin pjesë automjetesh dhe aksesorë makinash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të punës operative hetimore, bënë të mundur arrestimin e shtetasve:
1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.
Ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip "Benz" e cila dyshohet të jetë e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.