Ishin në ‘arrest shtëpie’, shkelin masën dhe dalin ‘shëtitje’, arrestohen të rinjt në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 05-08-2020 Ishin në ‘arrest shtëpie’, shkelin masën dhe dalin ‘shëtitje’, arrestohen të rinjt në Pogradec Ilustruese

Tre të rinjë kanë thyer masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në Pogradec.

Bëhet me dije se J.A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec, të dënuar për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kanë thyer masën arrest me burg.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana”.

Njoftimi i policisë:

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bien në prangat e policisë tre shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte caktuar ndaj tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01124095916748
array(1) { ["section"]=> string(95) "ishin-ne-arrest-shtepie-shkelin-masen-dhe-dalin-shetitje-arrestohen-te-rinjt-ne-pogradec-216173" }